Categories Lajme

Qëlloi me armë drejt 13-vjeçarit! Kush është shkodrani që u hakmor për sherrin e të birit

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të disa fëmijëve, Policia ka prangosur autorin e dyshuar të krimit. Agron Mahmuti u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë, ndërsa ngjarja ka si sfond konfliktin midis djalit të tij dhe 13-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’, Shkodër, pasi ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, në drejtim të një shtetasi 13 vjeç, banues në lagjen ‘Perash’, Shkodër, i cili nuk ka marrë dëmtime. Është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar shtetasi A. M”, bëri me dije Policia e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “28 Nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas burimeve, 49-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht, fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi dhe për pasojë, asnjë nga plumbat nuk i ka prekur ata. Disa nga plumbat kanë prekur fasadën e një lokali aty pranë, gjurmët e të cilëve ishin të dukshëm.

Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

“Rreth orës 18:00 në lagjen ‘Qemal Stafa’, Shkodër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë”, tha Policia. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME