Lajme

Qëlloi në drejtim të vëllait pas konfliktit për plazhin në Radhimë/ Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Vlorë/Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar. Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit  Eduard Kondi  34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit  Benjamin Kondi  45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar.

Shtetasi Eduard Kondi  u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close