Categories Lajme

Qëlloi për të vrarë dy vëllezërit, kush është 30-vjeçari i arrestuar sot?

30-vjeçari Besim Perkola ra ditën e sotme në pranga, pas thuajse një viti në kërkim nga policia.

Perkola u kap në rrugën “Frang Bardhi”, teksa po udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Perkola akuzohet se një vit më parë, në muajin mars pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti në një lokal, ku 30-vjeçari dhe dy vëllezërit ndoheshin.

Pas sherrit Besim Perkola është larguar nga lokali, ka marrë armën dhe më pas i ka bërë pritë dy të rinjve që po ktheheshin për në shtëpi dukë qëlluar me breshëri plumbash ndaj tyre. Edhe dy vëllezërit iu janë kundërpërgjigjur duke e qëlluar me pistoletë.

Marjan dhe Hoten Doçi u dërguan në spitalin e Traumës dhe më pas arrestuan. Dy shtetasit në deklarimin për policinë, kanë thënë se nuk kishin asnjë konflikt dhe se nuk ia kishin idenë se përse i ka qëlluar personi tjetër, madje nuk e njihnin se kush ka qenë.

“Ishim tek makina kur një person u afrua dhe qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur. Nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar sepse nuk kemi ndonjë konflikt”, mësohet të kenë thënë dy vëllezërit për policinë duke mos pranuar që të japin asnjë detaj shtesë lidhur me arsyen përse janë qëlluar.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhoja plumbash nga armë të ndryshme të kallashnikovit që dyshohet se ka patur Perkola dhe gëzhoja pistolete afër mjetit tip “Audi” pa targa ku ndodheshin dy vëllezërit Doçi që mbetën të plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME