Categories Lajme

Qendra e Eksporteve në Vlorë, Eksportohen 500 tonë mandarina

Fshati Xarë, në Konispol në skajin jugor të Shqipërisë kryeson prodhimin e agrumeve ne vend, ku numërohen rreth 500 ha tokë të kultivuara me varietete të ndryshme të portokalleve, mandarinave, limonëve dhe qitrove.

Nga 30 mijë tonë që prodhohen në vit, 20 mijë prej tyre shkojnë për eksport. Qendra e Eksporteve në Vlorë bën të ditur për ATSH-në se, “500 tonë mandarina janë eksportuar gjatë 20 ditëve të muajit tetor 2021, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Ukrainë”.

Ndërsa pritshmëritë janë për një trend në rritje të eksportit të mandarinave gjatë javëve në vijim.

Fermerët, banorë të zonës, por edhe shumë të ftuar të tjerë të huaj, festojnë në mesin e muajit nëntor, sezonin e vjeljes së mandarinave, përmes aktiviteteve të ndryshme për fëmijë, vizita në plantacionet dhe fabrikat e përpunimit në fshat, panair me produkte lokale, kërcime, ushqime tradicionale etj.

Mandarina Fest është një traditë në Konispol, pasi ky vend është i mirënjohur për këto lloj produkti. “Festa e Mandarinës” synon të promovojë prodhimin vendas të mandarinave dhe kjo festë është shembulli konkret që flet për suksesin e prodhimit dhe eksporteve të këtij produkti.

Xarra ka mbi 85 mijë pemë agrume, nga të cilat 75 mijë janë mandarina. Vitet e fundit në zonën jugore të vendit janë mbjellë me agrume mbi 160 hektarë tokë të rinj dhe sot janë 269 fermerë në zonë që kultivojnë mandarina

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME