Categories Lajme

Qendra Kombëtare e librit ”privatizon” dhe Kadarenë, fton në takim vetëm dy gazetare, justifikimi: Do kenë folur me Helenën

Takimi i çiftit Ismail dhe Helena Kadare në klubin letrat të Kavajës, duket se ka nxjerrë dhe njëherë në pah lehtësinë dashakeqëse të institucioneve për të përzgjedhur dhe diferencuar gazetarët e mediat, që do të transmetojnë lajmin te publiku. Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë se diferencimi nuk erdhi nga ajo, por nga Helena dhe Ismail Kadare. Kontradiktore në pohimet e saj, Bardhyli fillimit shprehet se “çifti Kadare nuk donte kamera”.

Më tej, praninë e vetëm dy medieve e justifikon se “ato mund të kenë fol me Helenën”. Më tej, për t’i vënë vulën, duke iu referuar shkrimtarit u përgjigjet gazetareve duke thënë se “ai mund të zgjedh kë të dojë edhe unë nuk mund të ndërhyjë”. Mirëpo, drejtoresha e Qendrës ende s’ka kthyer përgjigje medieve për këto dy pyetje të ngritura; 1) Përse nuk njoftoi mediet e tjera, për datën dhe vendin e takimit? 2) Në një kohë që ishin të gatshme të ishin të pranishme edhe pa kamera. 3) Kush i njoftoi dy mediet e tjera, të vetmet të pranishme në atë takim?

Për herë të parë, në 30 vite demokraci, ndodh që një institucion kombëtar i kulturës me Alda Bardhylin në krye,  të sillet si privat, duke mos zbatuar, parimin e barazisë. Për këtë sjellje, që është vetëm maja e ajzbergut ka ardhur koha që të përgjigjet Ministria e Kulturës, edhe ministrja në detyrë Elva Margariti. Heshtja, do të tregonte aprovimin edhe të këtij institucion, për gjithçka ndodhi. Takimi u organizua në kuadër të 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Ky shqetësim i gazetarëve të kulturës pret një sqarim nga Margariti, sa kohë që vetë Bardhyli nuk ka pasur një justifikim të qartë të asaj që ka ndodhur.

Edona Haklaj (Faxnews) Valeria Dedaj (Report tv) Anisa Krraba (Vizionplus) Egla Xhemali (Syri.net)

Leontina Nika (ABC) Anila Dedaj ( MCN) Blerina Goce (MCN) Magdalena Alla (TVSH) Enkeljda Mema (Vizionplus)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME