Categories Lajme

Qendra Rajonale Rinore e Vlorës dhuron çokollata në pediatrinë e Spitalit Rajonal (Foto/Video)

“Thonë se kur ha një çokollatë të ngroh trupin, por kur dhuron një çokollatë te ngroh zemrën”!
Qendra Rajonale Rinore Vlorë së bashku me të rinjtë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Cokollatave organizuan nje aktivitet në pediatrinë e Spitalit Rajonal Vlore. Theksi dhe vëmendja e kesaj dite të vecantë ishin vetë fëmijet, aty ku fillon embelsia e cdo familje dhe e ardhmja e qytetit të Vlorës. Qëllimi yne ishte ti lehtesonim sadopak këta femije duke i embëlsuar me pak cokollate, në shenjë dashurie dhe mbështetje në emer të të rinjve të qendrës rinore.

Urojmë që nisma të tilla të merren shpesh, për t’i pasur gjithmonë në kujdes dhe vëmendje femijët, ku na lumturoi pa mase të shihnim fytyrat e tyre plot shpresë dhe dashuri pa kushte.
“Ndërsa përpiqemi për t’u mësuar fëmijëve gjithcka për jetën, fëmijët na mësojnë se cfarë është jeta”!
Falenderim dhe mirënjohje për Doktorin, Z.Altin Cane dhe të gjithë stafin e përkushtuar te pediatrisë, për punën e palodhur, fisnike dhe dashurinë për femijët.

Mbas një sezoni të ngarkuar me viroza dhe shumë femijë të shtruar, arritën t’ia dilnin që pediatria sot të kishte shumë pak femijë të shtruar dhe gjendja të ishte nën kontroll.
Gjithashtu falenderojmë shume Eny Kancelari Gama Market, të cilët iu bashkuan këtij aktiviteti dhe na mbështetën me pozitivitet duke na mundësuar shportën e dhuratave.
Shihemi në aktivitete të tjera së shpejti ku theksi jonë do të jenë gjithmonë të rinjtë, ëmbëlsia dhe mirësia në këtë qytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME