fbpx
Lajme

Qëndrimi i Partisë Demokratike Vlorë në lidhje me buxhetin e miratuar të Këshillit Bashkiak për vitin 2021

Jemi sot para jush për të deklaruar qe jemi sot këtu, jo thjesht dhe vetëm për të bërë detyrën politike të një force opozitare, por më shumë, në shërbim të transparencës ndaj qytetarëve të Vlorës.

Ndaj qytetarëve, të cilët propaganda i mban larg diskutimit të buxhetit, një pjesë e të cilit krijohet me tarifat që paguajnë vetë qytetarët. “Dëgjesat Publike”, një detyrim ligjor, as janë bërë e kanë ndërmend të bëhen për buxhetin e Bashkisë Vlorë.

Sajojnë disa pseudo mbledhje me strukturat e PS Vlorë dhe me punonjës të bashkisë, dhe ndonjë takim me organizatë partie, takim i sajuar si dëgjesë publike në errësirën e sallës së Pallatit të Kulturës.

Për rrjedhojë, nuk ka patur asnjë transparencë, si për pjesën e të ardhurave ashtu dhe për pjesën e shpenzimeve. Ju i keni kronikat e këtyre “dëgjesave publike” të sajuara dhe unë ju ftoj që të gjeni në to, qoftë edhe një qytetar të vetëm, që nuk është i punësuar në bashki apo në institucione të tjera të shtetit!

Dhe a e dini se përse bashkia nuk është e interesuar për dëgjesa publike të vërteta, me qytetarë e taksapagues të vërtet? Sepse, të paktën në tre vitet e fundit, Bashkia ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave! Sepse, të paktën në tre vitet e fundit,

Bashkia ka falimentuar dhe muaj pas muaji rrezikon deri edhe pagat e administratës së saj, e cila fatkeqësisht duhet pranuar se në pjesën më të madhe të saj, është e mbushur me militant, të cilëve ju është gjetur vend i punës, si shpërblim për votën për partinë në pushtet.

Më poshtë, të gjitha këto sa deklaruam në sipër, do t’i ilustrojmë më shifra konkrete, për t’i dëshmuar opinionit qytetar të Vlorës, sidomos atij që më shumë punon për të paguar tarifat e rritura të bashkisë dhe nuk i mbetet asgjë në fund të muajit, se edhe ky byxhet i këtij viti, ashtu si buxhetet e mëparshme është i përfshirë nga kaosi, pesimizmi, mungesa e transparencës, fshehja e dështimit, e falimentit financiar, e dyshimeve për abuzime dhe më e rëndësishmja, nuk jep asnjë shpresë për zgjidhjen e problemeve më jetike që ka qyteti e aq më pak të flitet aty, për një qëndrim të qëndrueshëm të bashkisë.

Këtë buxhet, ashtu si edhe të mëparshmit i sundon kaosi, pesimizmi dhe mos transparenca dhe më e rëndësishmja nuk jepet asnjë shpresë për zgjidhjen e problemeve më jetike e aq më pak të flitet për vision për zhvillim të qëndrueshëm të Bashkisë.

TE ARDHURAT Totali i të ardhurave është deklaruar në shumën 1959 mijë kundrejt 1420 mijë të realizimit të vitit 2019 dhe 1315 mijë pritshmi i vitit 2020, që do të thotë një rritje prej 49% në shifra relative, ndërkohë që juve të kur parashikoni nuk i kushtoni asnjë rëndësi rritjes së performancës së administratës.

Dhe ndërkohë nuk duhet harruar që i keni rritur barrën fiskale banorëve të Vlorës dhe bizneseve të saj nga marrja e mandatit tuaj. Granti është parashikuar po njësoj si për vitin që kaluam. Të ardhurat nga taksat vendore.

Planifikimi i vitit 2020 ka qënë rreth 750 milion dhe pritet të mblidhen rreth 430 milion ose rreth 57%; VITI 2019, plani 854 milion, fakti 407 milion ose rreth 47%; VITI 2018, plani 764 milion, fakti rreth 415 milion ose rreth 43%. Ndërkohë në vitin 2021 do mblidhen rreth 745 milion apo rreth 300 milion lekë më shumë? Si do mblidhen këto të ardhura?

Të ardhurat nga tarifat vendore. Janë parashikuar të mblidhen për vitin 2021 rreth 358 milion ndërkohë që pritshmëria e realizimit për vitin 2020 është 138 milion ose rreth 38%; VITI 2019, plani 282 milion realizimi 199 milion ose rreth 70%; VITI 2018, plani 257 milion, realizimi 194 milion ose rreth 75%.

Ndërkohë në vitin 2021 do mblidhen rreth 358 milion ose rreth 200 milion më shumë? Si do mblidhen këto të ardhura? Të ardhurat të tjera. Janë parashikuar të mblidhen për vitin 2020 rreth 235 milion ndërkohë që pritshmëria e realizimit për vitin 2020 është 165 milion ose rreth70%; Ndërkohë në vitin 2021 do mblidhen rreth 307 milion ose rreth 150 milion lekë më shumë? Si do mblidhen këto të ardhura?

Buxheti është jo realist dhe me shifra të fryra. Kjo do te thote qe kemi nje planifikim jo realist ose duhet te pranoni qe keni paaftesi ne mbledhjen e teardhurave. Por po te shkojme me ne detaj, del zbuluar amatorizimi dhe siperfaqshmeria juaj si ne realizim ashtu edhe ne planifikim.

Te ardhurat nga taksat vendore, tarifat dhe te ardhurat e tjera ne vitin 2020 jane realizuar ne shifren 734 milion kundrejt parashikimit prej 1331 milion ose rreth 55% e planifikimit, nderkohe qe ju parashikoni 92% rritje kundrejt realizimit te vitit 2020.

SHPENZIMET Bie menjëherë në sy që shpenzimet për paga, sigurime shoqërore, janë 546 milion të parashikuara për këtë vit ose mbi 74% e gjithë buxhetit nga të ardhurat e veta të realizuara ne 2020 që janë rreth 734 milion lekë ose 100 milion më shumë se viti 2020. Po bëjmë një analizë të thjeshtë: Të ardhurat e veta + grant = 1 282 milion lekë Paga + sigurime = 546

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close