
Këtë javë u mbajt një takim mes liderëve Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron ku në fokus kishte tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë. Takimi mes tyre u zhvillua në Rusi, ndërsa ajo që bëri përshtypje ishte fakti se gjatë gjithë kohës, Macron dhe Putin kanë qëndruar katër metra në distancë nga njëri-tjetri.
Video dhe fotot po bëjnë xhiro në rrjet, ndërsa sipas mediave të huaja, kjo që ka ndodhur pasi Presidenti i Francës ka refuzuar të bëjë testin rus të Covid-it, me frikën se mund t’i merrnin ADN-në. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Macron refuzoi të bënte testin Covid të Ruusisë ndaj për të mbrojtur shëndetin e Putin vendosën që Macron të qëndrojë në 4 metra larg liderit rus. Burimi: reuters.com