Categories Lajme

Qeni kafshon 23 herë foshnjën 14-ditëshe, tri ditë më vonë ndërroi jetë në spital

Një rast i rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku një qen kafshoi 23 herë foshnjën vetëm 14 ditëshe. Amy Litchfield, 31-vjeçe e kishte zënë gjumi pranë foshnjës së saj rreth orës dy të mëngjesit, ndërsa Reuben vetëm 14 ditësh, ishte në shtrat.

Babai Dan MCNulty kishte zbritur nga kati i dytë i shtëpisë për të ndezur një cigare, por dëgjoi foshnjën duke qarë dhe me shpejtësi u fut në dhomë.

“Po i del gjak”, i tha operatorit në telefon derisa i pushtuar nga paniku telefonoi ambulancën.

“Ekziston mundësia që qenit Dotty, Reubeni i është dukur si karrem apo lodër. Ka gjasa që të qarat apo ndonjë lëvizje e foshnjes nxiti reagimin e qenit”, tha eksperti Simon Newberry.

Ai u dërguar në spitalin e Kembrixhit në Angli, ku u konstatua se kishte lëndime të rënda në boshtin kurrizor, kokë dhe tru. Tri ditë pasi e hoqën nga aparatet që e mbanin gjallë, Reubeni ndërroi jetë.

Në seancën dëgjimore është konstatuar se një ekip i specializuar për kafshë, kishte paralajmëruar prindërit ende pa lindur Reubeni që të jenë të kujdesshëm me Dottyn dhe ta mbajnë larg fëmijëve. Dan dhe Amy u arrestuan për moskujdes ndaj fëmijës, por në dhjetor të vitit 2020 gjykatësi vendosi të mos ngrejë padi ndaj tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME