Lajme

Qershori nis me temperatura të larta! Parashikimi i motit për sot

Muaji qershor nis me temperatura të larta! Sipas MeteoAlb, Pjesa më e madhe e Shqipërisë, paraqitet në ndikimin e  motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por disi më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja të përmirësojë dukshëm kushtet e motit duke bërë që i gjithë territori Shqiptar të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri në 2 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close