Categories Lajme

Qeveria bën ligj të ri për strehimin e administratës shtetërore, kush do të përfitojë kredi të buta apo banesa sociale

Ligji i ri për strehimin social ka marrë miratimin në komisione parlamentare. Në ndryshimet e propozuara kuvendit, ndër më të rëndësishmit është përfshirja e punonjësve të administratës publike në strehimin e përballueshëm. Rreth 130 mijë punonjës të administratës kanë mundësi të aplikojnë në programet sociale në bashkitë respektive. Gjithashtu punonjësit publikë do të kenë mundësinë të marrin edhe kredi me normë fikse 3%, ndërsa pjesa tjetër e interesit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.

Çdo institucion shtetëror do të shqyrtojë kërkesat e kredive për strehim të punonjësve të tyre, ndërsa kuotat e kredive të reja do të miratohen çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave. Kredia konvertohet drejtpërdrejt në kredi tregtare në rastet kur punonjësi i administratës jep dorëheqjen pa kaluar pesë vite pas miratimit të kredisë ose shkarkohet me shkelje. Ndërkohë me kredi me 0% interes do trajtohen familjet e policëve të rënë në detyrë.

Gjithashtu në ligjin e ri, termi, çift i ri është zëvendësuar me familje e re. Por, anëtari i familjes së re, që do bëjë kërkesë të hyjë në programin e strehimit nuk mund të jetë mbi 38 vjeç. Ndryshime ka edhe për termin të ardhura familjare, ku sipas ligjit do të përfshihen ato që sigurohen nga pagat, veprimtaria ekonomike, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme.

Për kërkesat e strehimit social në çdo bashki tashmë aplikimet do të kalojnë në e-albania, ku digjitalizimi është një tjetër pikë kryesore e ligjit të ri.

Ndërkohë, ligji mban në fuqi taksën 3% për ndërtuesit që marrin leje ndërtimi mbi 2000 metra katrorë. Nëse nuk mund të jepen si sipërfaqe fizike, ligji parashikon kompensimin në vlerë, që depozitohet në fondin social të strehimit. Bashkitë në hartimin e programeve të strehimit jo më pak se 5% do duhet t’i plotësojnë me familje të minoriteteve rome dhe egjiptiane.  Ligji tashmë pritet të kalojë në parlament, ndërsa priten edhe disa VKM që do përcaktojnë kriteret e përfitueshmërisë për punonjësit e administratës publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME