Categories Lajme

Qeveria bën shurdhin dhe të verbërin para personave me aftësi të kufizuara

Problemet ekonomike dhe sociale vijojnë t`ua vështirësojnë jetesën personave me aftësi ndryshe në Shqipëri.

“Sot kemi mbi 73 mijë invalid pune. Gjëndja e tyre ekonomike është mos më keq” thote një përfaqësues. Në ditën ndërkombëtare të tyre, ata ngritën shqetësimin për mosmarrjen në kohë të pagesave. Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Ardian Hysa tha se ky problem është evidentuar në disa Bashki e njësi administrative të vendit.

“Kemi problem në Korçë, Devoll, Lezhë, Berat, Rrëshen. Në të gjitha bashkitë ka problem”
Hysa shprehet se në 7 vite qeveria është treguar e shurdhër pasi nuk ka marrë parasysh asnjë prej kërkesave dhe shqetësimeve që kanë adresuar personat me aftësi të kufizuara.

“Në këto kushte e rrethana të vështira, në këtë mungesë apo shurdhëri të qeverisë ata që kanë treguar interes janë ata që përfaqësojnë opozitën”   Në Shqipëri, rezulton se 137 mijë individë të moshës 15 vjeç e sipër, prej të cilëve 75 mijë gra jetojnë me ndonjë lloj aftësie të kufizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME