Categories Lajme

Qeveria e Kosovës u jep bizneseve 60 milionë euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset aktive. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha se, subvencionimi përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, tha Bajrami.

Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët. “Subvencionimi përfshin edhe për bizneset e regjistruara për periudhën janar-gusht 2020, ku në këtë rast subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020.

Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët”, deklaroi Bajrami. Bajrami në këtë mbledhje tha se janë ndarë edhe 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.

“Ndahen 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë kryhet në baza mujore me pagesën e rregullt të skemës sociale. Po ashtu, ndahen 12 milionë euro për subvencione dhe 1 milionë euro për përkrahjen e ndërmarrjeve publike”, përfundoi Bajrami. Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar vendimi për dyfishimin e subvencioneve për bujqit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME