Categories Lajme

Qeveria: Ekspertë të huaj do të bëjnë analizimin e dëmeve të tërmetit, grekë, turq, francezë… vijnë sot

Qeveria shqiptare ka vendosur që vlerësimin e dëmeve të tërmetit në pallate dhe banesa, që janë me mijëra në tri qarqet kryesore të vendit, do ta bëjnë ekipe të huaja të ekspertëve që do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme dhe nesër në Shqipëri.

Meqenëse Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë sfidë të madhe me numrin e vogël të ekspertëve të saj të Institutit të Ndërtimit, në Shqipëri do të vijnë ekspertë grekë, turq, francezë dhe nga disa shtete të tjera.

Kryeministri Edi Rama e tha sot këtë në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë:

“Sot vijnë ekipet e para të inspektorëve teknikë për të bërë një analizë dëmesh së bashku me ekspertët tanë, në mënyrë që të mos marrë kjo një kohë tejet të gjatë për shkak të numrit të madh siç e patë, të godinave, të pallateve e kam fjalën, në raport me numrin e vogël të inspektorëve, ekspertëve,  që ka Instituti i Ndërtimit apo kompanitë.

Kështu që ekipi grek është planifikuar të mbërrijë pas mesditës; ekipi turk po ashtu; ekipi francez sipas të gjitha gjasave në mbrëmje dhe një sërë ekipesh të tjera në mbrëmjes ose nesër.

Ministria e Infrastrukturës duhet të marrë masa për pritjen dhe organizimin e të gjithë këtyre ekipeve që do të thotë se së bashku me Ministrin në detyrë për Evropën, duhet të koordinohen me përfaqësitë diplomatike këtu për të pasur një saktësi mbi oraret e mbërritjes dhe për t’i çuar në aeroport, personat që do t’i marrin dhe do t’i ndajnë nëpër zona, – theksoi Rama. –  Sepse ajo që na ndodhi dhe me skuadrat e kërkim shpëtimit dhe do të ndodhë me siguri dhe me këto ishte se disa skuadra u nisën pa thënë, veçse kur u shfaqën në aeroport, si skuadra e Zvicrës ishte një nga këto raste, skuadra rumune, kështu që për të mos pasur asnjë humbje kohe, po koordinim.  Ju takon ju të dyve që ta bëni këtë (iu drejtohet ministrave Cakaj dhe Balluku) dhe është mirë që të priten nga ministrja ose nga zv.ministri.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME