Lajme

Qeveria gati 8 milionë euro subvencione për panelet diellore dhe gazifikimin e Shqipërisë, zbardhen detajet

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi ditën e djeshme për mediat, projektet e vitit 2023. Ajo u shpreh, se në Korçë do të nis projekti i gazifikimit të Shqipërisë, e më pas do të vijojë gazifikimi i Fierit, duke theksuar se këto dy qytete janë të parat për këtë projekt për shkak të afërsisë me sistemin e gazsjellësit TAP.“Do kemi gazifikimin e Shqipërisë.

Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment ku 2023 do realizohen disa projekte të rëndësishme. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më të ulëta ndaj e nisëm me Korçën. Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat.

Për t’i dhënë eficencë këtij projekti.Fieri është i dyti qytet. Do të jetë vit i rëndësishëm. Pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjitike dhe siguri. Do synojmë të bëhemi lider energjitik i rajonit”, tha ajo.

Zv.kryeministrja u shpreh se synojnë që numri i familjeve shqiptare që përdor panele diellore të shkojë në 20 mijë.“Një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit, fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët.

20 mijë në total planifikojmë të arrijë numri i këtyre familjeve, duke e çuar subvencionin e qeverisë në 8 mln euro. Do kemi një projekt për “By Pass-in” e Elbasanit. Do të aplikojmë në fondet e BE. Është pjesë e Korridorit 8. Pas Fushë Krujës kemi edhe një ngërç në Elbasan.

Nuk mundemi të kemi akse kombëtare me hyrje në qytet. Do kemi projektin e plotë për By Passin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE. Do çelim garën për Milot-Balldre. Një projekt tjetër për Berat-Ballaban”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close