Categories Lajme

Qeveria heq tatimin për të ardhurat e pensionit të huaj

Pensionistët që e merrnin jashtë tatoheshin me 15% Qeveria ka vendosur të heqë taksën për personat që janë pensionistë, por pensionin e marrin në një shtet tjetër jashtë territorit të Shqipërisë.

Shqiptarët të cilët kanë të drejtë pensioni në një vend tjetër, shtetasit e Bashkimit Europian me leje qëndrimi në vendin tonë, dhe të gjithë shtetasit e tjerë të huaj që kanë marrë nënshtetësi shqiptare dhe janë rezidentë, nuk do të paguajnë më 15% të vlerës së pensionit të tyre si tatim mbi të ardhurat personale.

Deri më sot Shqipëria ka taksuar pensionistët edhe kur ata marrin pension të huaj, një normë ligjore e diskutueshme nga ana fiskale, nëse duhet të tatohet apo jo një e ardhur që merret nga taksat që janë paguar gjatë viteve të punës.

Diskutimi ishte nëse do të tatohej kjo e ardhur, në momentin që puna dhe taksa për sigurime shoqërore është paguar në një vend tjetër.

Megjithatë, Ministria e Shtetit për Diasporën ka arritur që të ndryshojë ligjin, duke vënë si argument pjesën se tatimi nuk ka pse paguhet në momentin që të ardhurat e pensionit shpenzohen në Shqipëri.

Ligji i mohon këtë drejtë personave të cilët kanë qenë të dënuar me më shumë se 3 vjet heqje lirie, si dhe rastin kur përfundon leja e qëndrimit në territorin tonë.

Nga kjo nismë mendohet se do të përfitojnë qindra pensionistë të cilët kanë siguruar një pension jashtë nga emigracioni dhe sot jetojnë në Shqipëri. Akti normativ pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME