Categories Lajme

Qeveria malazeze me notë proteste ndaj Shqipërisë: Mbi 100 qese me pula të ngordhura…

Qeveria e Malit të Zi i ka dërguar një notë proteste Shqipërisë për shkak të ndotjes së vazhdueshme që lumi Buna përcjell në territorin e Malit të Zi.

Letra e protestës ka ardhur me iniciativë të nënkryetarit për politikë ekonomike Milutin Simovic dhe Ministrit të Turizmit Pavel Raduloviç. Lajmi është përcjellë gjerësisht në median malazeze ku thuhet se në rrjedhën e lumit Buna nuk vijnë vetëm mbetje plastike, por edhe pula të ngordhura.

Qeveria malazeze “këmbëngul vazhdimisht në zbatimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë, duke bërë thirrje për kujdes të përbashkët për burimet, në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare,” thotë Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Madje në letër, Ministria “kërcënon” se çështjen mund ta dërgojë dhe tek partnerët ndërkombëtarë, pasi pulat e ngordhura ishin të infektuara me salmonella, çka mund të dëmtojë shpendët dhe jetën e egër. Prandaj Mali i Zi është i detyruar të informojë partnerët ndërkombëtarë, “çfarë do të bëhet në një procedurë zyrtare emergjente”. Drejtoresha e Drejtorisë për Sigurinë e Ushqimit, Veterinarisë dhe çështjeve Fitosanitare Vesna Dakovic, pasi vizitoi terrenin, tha dje se gjithçka ishte një problem ndërkufitar, pasi nuk ka ferma të pulave në pjesën malazeze.

“Rezultatet e analizës laboratorike të mostrave treguan se shpendët nuk ishin të infektuar me ndonjë sëmundje që mund të bartej te njerëzit, por ishin me Salmonella, e cila ka një efekt tek  shpendët dhe nga e cila pulat me shumë gjasë u vranë“, tha Dakoviç, Drejtoresha e Drejtorisë për Sigurinë e Ushqimit, Veterinarisë dhe çështjeve Fitosanitare në Malin e Zi.

Ndërkohë Ministria malazeze e Bujqësisë vuri në dukje se pulat e ngordhura ishin Brenda disa qeseve, mbi 100 të tilla.

“Më shumë se 100 qese janë hequr me kafshë të ngordhura, e cila vlerësohet të jetë një pjesë e rëndësishme e sasisë së vrojtuar në rrjedhën e sipërme përgjatë brigjeve të Bunës, me shtrirje nga grykëderdhja deri në vendbanimin e Raçës ”, tha Ministria e Bujqësisë malazeze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME