Categories Lajme

Qeveria shqiptare i hap rrugë aeroportit të Vlorës, kur pritet të nisin punimet

Vendimi i qeverisë shqiptare për miratimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës u publikua të mërkurën në fletoren zyrtare duke i hapur rrugën projektit, megjithë kundërshtimin e organizatave mjedisore, pasi prek një zonë të mbrojtur.

Sipas vendimit të qeverisë kontrata e koncesionit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të lidhet nga Ministria shqiptare e Infrastruktures dhe Energjisë dhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “Mabco”, dhe “Yda”. Kompania Mabco Construcsion SA” i përket biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, ndërsa kompania turke “YDA” njihet së fundi, pasi ndërtoi spitalin e Fierit, fryt i një bashkëpunimi turko-shqiptar.

Ndërtimi i spitalit u njoftua nga Presidenti turk Erdogan gjatë një takimi me Kryeministrin Rama në Ankara, para zgjedhjeve parlamentare të Prillit në Shqipëri. Ai përfundoi në një kohë të shpejtë dhe ditët e fundit është vënë në funksion.

Sipas deklarimeve zyrtare të Ministrisë së  Energjisë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës pritet të nisin brenda 14 muajsh nga dy kompanitë që fituan tenderin ndërkombëtar me një oferte në vlerën e 104 milionë eurove dhe gjatë kësaj kohe kompanitë do të duhet të sigurojnë edhe lejet mjedisore.

Zona ku do të ndërtohet aeroporti pranë fshatit Akërni të Vlorës në vitin 2004 është shpallur “Peizazh i Mbrojtur”. Një grupim prej 36 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i kërkuan qeverisë shqiptare pak kohë më parë ta ndërtojë aeroportin në një zonë tjetër dhe jo në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës.

Sipas organizatave, Peisazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë shërben si një korridor i rëndësishëm në nivel global për shpendët migratues dhe investimi për aeroprotin do të cënonte këtë pasuri të rrallë natyrore.

Lidhur me projektin e aeroportit të Vlorës qeveria shqiptare ka marrë përsipër “garantimin e të ardhurave të munguara”, të cilat do t’i paguhen konsorciumit fitues nga taksapaguesit, në rast se aeroporti dështon për një total prej rreth 138 milionë eurosh, ndërkohë që vetë konsorciumi ka marrë përsipër rriskun e investimit të 104 milionë eurove./Voa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME