Categories Lajme

Qindra miliona viktima, kush janë 7 pandemitë më të rënda në histori

Pandemia e HIV/AIDS u zbulua në Republikën e Kongos në vitin 1976. Deri tani ka shkaktuar 36 milionë të vdekur. Vitet e fundit, ka një rënie të vdekshmërisë nga ky virus. Pandemia e Gripit të Hong Kongut në vitin 1968. Ishte një kombinim i virusit H3N2 me Gripin e llojit A. Në fund shkaktoi të paktën 1 milionë të vdekur.

Gripi Aziatik i viteve 1956-1958. Rastet e para u zbuluan në Kinë, dhe prej andej u përhapën kudo. Shkaktoi mbi 2 milionë të vdekur.

Pandemia e Gripit Spanjoll (1918). Goditi në fund të Luftës së Parë Botërore. Virusi infektoi mbi 500 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, 20-50 milionë njerëz gjetën vdekjen.

Pandemia e Kolerës (1910-1911). Nisi në Indi, për shkak të kushteve të tmerrshme higjeno-sanitare, dhe prej andej u përhap në Afrikë dhe Evropë. Shkaktoi rreth 800.000 të vdekur.

Pandemia e Gripit Rus (1889-1890). Rastet e para u vërejtën në republikat e Azinë Qëndrore. Shkaktoi mbi 1 milionë të vdekur.

Murtaja e Zezë (1346-1353). U shkaktua nga ethet bubonike. Preku Evropën, Afrikën dhe Azinë. Numri i të vdekurve nuk dihet me saktësi, por luhatet midis 75 dhe 200 milionë njerëz. Raste të kësaj sëmundjeje të tmerrshme zbulohen ende çdo vit, kryesisht në Kinë dhe Mongoli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME