Lajme

Qindra vlonjatë në radhë për të kryer vizita dhe kontrolle shëndetësore falas, fondacion Amerikan ka mbërritur prej disa ditësh në Vlorë

Qindra vlonjatë në radhë për të kryer vizita dhe kontrolle shëndetësore falas te shkolla 24 Maj deri neser , jo në shtet por në fondacionin amerikan të mbërritur në Vlorë. Një fondacion Amerikan ka mbërritur prej disa ditësh në Vlorë dhe kryen kontrolle si dhe ofron mjekime falas për qytetarët.

Gjendur në zona të ndryshme, sot janë vendosur në Vlorë. Radhët e njerëzve në pritje për të kryer vizita janë të gjata, ndërsa shërbimet që ofrohen janë të shumta.

Përfaqësuesi i ekipit amerikan prej rreth 60 mjekësh tregon se ky është viti i 10 që ofrojnë kujdes shëndetësor në Shqipëri. Dhe sipas tij populli shqiptar ka nevojë për shëndetësi. Problemet më të mëdha sipas tij janë me gjakun, zemrën sytë dhe kontrollin dentar.

Amerikani Farodin zyraj, vullnetar tregon për ditët e qëndrimit në Vlorë të këtij fondacioni.  Ajo që tërheq vëmendjen veç faktit që fondacioni ndihmon dhe u shërben qytetarëve me kontrolle medikamente dhe shërbime falas, është fakti që radhët e gjata të qytetarëve të cilët qëndrojnë në pritje për orë të tëra tregojnë se sa funksionon në të vërtetë sistemi shëndetësor falas i shtetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close