Lajme

Qytetarët ankohen se nuk paguajnë dot gjobat, “po rregullojmë sistemin”

Bllokimi i sistemit prej 10 ditësh ka bërë që qytetarët e gjobitur për kundravajtje në drejtim të automjetit apo për parkim të gabuar nuk mund të paguajnë gjobat. Policia Rrugore sqaron se një ngërç i tillë ka ardhur si pasojë e një  konfigurimi që po i bëhet sistemit të gjobave të policisë me sistemin e drejtorisë së Përgjithshme të transportit Rrugor.

Burime zyrtare nga kjo polici,  konfirmuan për “ABC” se ne fillim të javës tjetër mendohet që  të përfundojë ndërthurja dhe sistemi të jetë funksional. Shumë drejtues mjetesh që kanë gjoba të policisë rrugore drejtohen në zyrat e postes shqiptare për pagesën e tyre. Por përgjigja që marrin është se në sistem nuk kanë asnjë gjobë.

Duke marrë parasysh kërkesat posta po sheh mundësinë që deri në përditësimin  e sistemit nga ana e autoriteteve të ofrojë pagesat në mënyrë manuale. E njëjta situatë paraqitet edhe në pika të tjera ku ofrohet shërbimi i pagesës së gjobave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close