Categories Lajme

“Qytetarët po e marrin bukën 40% nën peshë”- Berisha akuza qeverisë për rritjen e çmimeve: Fasha 700 kw, plan për të goditur biznesin e vogël

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë për media, ku atakoi qeverinë në lidhje përgjegjësinë e rritjes së çmimeve.

Berisha u shpreh se bordet e administrimit të çmimeve, të ngritura nga qeveria, janë klienteliste dhe kanë si qëllim vjedhjen e qytetarit.

Rritjen e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kw në muaj, Berisha e cilësoi si një plan për goditjen e biznesit të vogël.

“Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për spekulim të mëtejshëm, për të favorizuar klientët e saj.

Sot qytetarët po marrin bukën rreth 40% nën peshë, rreth 40% më shumë se çmimi që është shpallur. Sot produktet ushqimore kanë arritur shifra të papërballueshme.

Qeveria ka zgjedhur një ilaç toksik që janë bordet. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë me rritjen e çmimeve, tre ditë më parë deklaruan në mënyrën më absurd se për ata që shpenzojnë më shumë se 700 kë do të rrisni çmimin e energjisë.

Kë godasin në këtë mënyrë? Godasin bizneset e vogla.

Ndërsa Bitcoin-t e kontrolluar nga qeveria gllabërojnë nga jugu në veri energjinë.

Gjërësisht flitet se kontrollin e Bitcoin e kanë marrë klanet më të larta qeveritare.

Jam klëtu për tu thënë qytetarëve se është jetik zëri i tyre kundër spekulimit dhe rritjes së çmimeve, si dhe për t’i thënë stop kësaj vjedhjeje të madhe që bëhet mbi portofolin e tyre, nëse nuk do t’i themi stop kësaj vjedhjeje çmimet e sotme do të harrohen me çmimet e larta që do të vijnë më vonë.

Është koha që çdo shqiptar të mendojë për buxhetin personal që po i grabitet nga kjo qeveri”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME