Lajme

Qytetari hedh plehrat në rrugë në Golem, Rama nxjerr videon dhe paralajmëron: 1 mln lekë gjobë s’mjafton

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale një rast flagrant, ku një qytetar hedh plehrat anës rrugës në Golem. Teksa ka publikuar një video ku shihet një qytetar që hedh plehrat në rrugë nga kamionçina, Rama shton se sanksionet për të mbrojtur mjedisin duhet të rriten, pasi sipas tij 1 milion lekë gjobë nuk mjaftojnë.

STATUSI:

1 milion lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm

Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close