Lajme

Qytetarja: Më theù krahun shefi i Komisariatit të Divjakës se po filmoja një takim elektoral

Një qytetare nga Divjaka ka denoncuar shefin e Komisariatit të këtij qytet për dhunë. Mësohet se qytetarja Elsa Bita ka thënë se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu, pasi ka filmuar një takim elektoral. Ajo ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit të Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.

Prej aty, Bita është shprehur se ka qenë duke filmuar një takim elektoral sot në Divjakë, kur është dhunuar. Në spital për të vizituar qytetaren e dhunuar ka shkuar edhe kreu i PD në këtë vend, i cili ka kërkuar arrestimin e shefit të policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: