Categories Covid-19, Lajme

Qytetarja rrëfen se si mposhti COVID-19 me ndihmën e mjekes së familjes

Mjekët dhe infermierët vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID-19. Ministrja e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar rastin e një qytetareje e cila ka arritur të mposhtë COVID-19.

Nënë Adilja rrëfen eksperiencën e saj që ka pasur ndërkohë që trajtohej nga shtëpia me mbështetjen dhe këshillimin pa ndërprerje të mjekes së familjes nëpërmjet telefonit.

Ajo tregon se “doktoresha ka vepruar sikur të na kishte prind dhe jo pacient. Në mes të natës e merte vajza në telefon dhe i thoshte që kam këtë apo atë shqetësim. Dhe këtë që them e kam me shumë sinqeritet. Unë i thosha vajzës që mos e merr në telefon në këtë orë, sepse e shqetëson. Kurse vajza më thoshte që, vetë doktoresha më ka thënë që mund të më marrësh në telefon në çfarëdo lloj ore”.

“E them këtë gjë pasi jo vetëm unë, por sidomos burri ishte shumë keq. E ka marrë në telefon orë pa orë për dy javë që ka ndenjur pranë duke na shërbyer. Jam shumë e kënaqur pasi tani jemi më mirë megjithëse burri e vazhdoi pak më gjatë mjekimin, kurse unë jam shumë mirë dhe ndihem shumë e kënaqur”, tha ajo ndërsa shpreh mirënjohje për mjeken e saj të familjes. Ministrja Manastirliu apelon qytetarët që të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u testuar dhe për të marrë kurën antiCOVID falas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME