Categories Lajme

Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt/ Tirana ngjitet me 11 vende në listë

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj. Ashgabat, një qytet me rreth një milion banorë, kryesoi raportin e kostos së jetesës për vitin 2021 nga kompania këshilluese Mercer. Renditja e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të kushtueshëm të vitit të kaluar, Hong Kong, i cili u rendit i dyti, i ndjekur nga Bejrut në Liban dhe Tokio në Japoni.

Raporti vjetor rendit 209 qytete bazuar në koston e shpenzimeve të tilla si strehimi, transporti dhe ushqimi. Mercer tha se analizoi më shumë se 200 mallra dhe shërbime për raportin, i cili është krijuar për të ndihmuar kompanitë dhe qeveritë në të gjithë botën të përcaktojnë sa duhet të paguajnë punonjësit e huaj. Shumica e qyteteve në 10 vendet e para të renditura nga Mercer janë qendra biznesi, ku rritja ekonomike ka çuar në një rritje të çmimit të banesave dhe kostove të tjera të jetesës.

Tirana në raport me vendet e rajonit, nga 209 qytetet e marra në shqyrtim është edhe Tirana, e cila krahasuar me një vit më parë, është bërë më e kushtueshme. Ajo renditet në vendin e 152 nga vendi i 163 në 2020. Nga kostoja e jetesës për të huajt renditet në të njëjtin nivel me qytetin e Meksikos në Meksikë, Kuala Lumpur në Malajzi dhe qytetin Rabat në Marok. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 163, duke u ngritur me 20 vende nga raporti i vjetshëm.

Shkupi renditet në vendin e 192 nga 202, Sofja në vendin e 165 nga 180. Stambolli duket se është bërë më i lirë për të huajt krahasuar me vjet. Ai renditet në vendin e 173 nga vendi i 156 i një viti më parë. Bishek, qytet në Kirgistan renditet i fundit, si më pak i kushtueshmi për të huajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME