Lajme

Ra aksidentalisht në një kanal, humb jetën 82-vjeçarja

Fatal ka rezultuar fati për një të moshuar në Mamurras, e cila ka ndërruar jetë nga rrëzimi në një kanal.

Sipas policisë 82-vjeçarja me inicialet G.L., dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një kanal pranë banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetë. Gjithashtu sqarohet se e moshuara ishte deklaruar e humbur më datë 11.08.2023 nga familjarët e saj.

“Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe.

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën. Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close