Lajme

Ra në kontakt me energjinë duke punuar tokën,ka ndërruar jetë 31-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biçukas në Divjakë mëngjesin e kësaj të shtune. Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash 31-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close