
Një 21 vjeçar është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier. I riu dyshohet se ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më.
Kanë qenë vetë shokët e tij të cilët kanë njoftuar për zhdukjen e 20-vjeçarit, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij. I riu mësohet se ka rënë nga ura ku po peshkonte.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për gjetjen e trupit të të riut.
Njoftimi i policisë:
Policia e Fierit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku një i ri i mbyt në kanalin e fshatit Pojan.
Sipas policisë, rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi Hamit Senka, 21 vjeç, banues në Roskovec.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.