Categories Lajme

Radhë e “sorollatje” në poliklinikën e Fierit

Pacientët e Fierit që vuajnë prej sëmundjeve të ndryshme për të kryer një vizitë mjekësore u duhet të presin për orë të tëra në radhë. Përgjigja që marrin nga mjekët për këtë situatë është bllokimi i sistemit duke mos marrë asnjë shërbim. Të caktosh një vizitë mjekësore në poliklinikën e Fierit, duhet të kalosh më parë radhë si këto dhe pritje për orë të tëra.

Në një kohë që duhet të marrin mjekim për problemet shëndetësore nga të cilat vuajnë, pacientë të moshave të ndryshme, presin në këmbë duke përballuar edhe lodhjen bashkë me sëmundjen. Nga ana tjetër vizita te mjeku specialist apo data për analiza si skaneri dhe pajisje të tjera diagnostikuese, mund të caktohet për një javë deri në 1 muaj në varësi të fluksit.

Defekt kompjuterik apo bllokim sistemi është përgjigja që marrin pacientët për këtë situatë. Nga ana tjetër, mes radhëve ka pacientë që kërkojnë diagnostikim të shpejtë dhe ndërhyrje urgjente Kjo situatë në poliklinikën e Fierit vazhdon prej muajsh por nga drejtoria e spitalit Rajonal nuk është marrë asnjë masë. Spitali i Fierit mbulon me shërbime një popullsi prej më shumë se 300 mijë banorësh./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME