Categories Lajme

Radhët kilometrike, Xhaçka në Kakavijë: Po zhvillojmë biseda intensive me palën greke

Radhët kilometrike të krijuara prej ditësh çuan në Kakavijë ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ministrja ishte e shoqëruar efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA, ndërsa dërguan një automjet të posaçëm për të shpërndarë 10 mijë litra ujë për shqiptarët që po presin në radhë prej tre ditësh për të kaluar drejt shtetit grek.

Në një deklaratë për mediat, lidhur me situatën kaotike Xhaçka tha se ministritë e jashtme të dy vendeve janë duke zhvilluar bisedime intensive.

Ministrja theksoi se do të bëjnë të pamundurën për të lehtësuar situatën.

“Kjo është një nga temat e bisedimeve shumë intensive që po zhvillojnë ministritë tona të jashtme. Ajo që po bëjmë ne këtu përmes emergjencave civile dhe angazhimeve të qeverisë ti vijnë në ndihmë të gjithë qytetarëve me të gjitha nevojat që kanë për të mos i rrezikuar më tej. Kjo është një situatë që është krijuar me vullnetin e lirë të gjithë udhëtarëve. Ne do bëjmë maksimumin për ta lehtësuar këtë situatë. Po e theksoj jemi në bisedime shumë intensive edhe për të shtyrë orarin edhe për të rritur kapacitete”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME