Lajme

Rakacolli: Nuk ndryshon ora policore, mbeten në fuqi masat anti-covid

Komiteti Teknik i ekspertëve në mbledhjen e kësaj të enjte kanë deklaruar se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të para. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se duke parë situatën e krijuar nga Covid në vendin tonë do të mbetet në fuqi ora policore nga 20:00 deri në 06:00.

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania). Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery). Shkollat e mesme në ato vende në të cilat u përcaktuan para dy javësh do të vazhdojnë të mbeten online.

Universitetet po ashtu do të vazhdojnë të mbeten online, me përjashtim të provimeve, që do të jenë të kombinuara. Provimet do të rekomandohet të bëhen online, por për ato provimet të cilat kanë domosdoshmëri për t’u zhvilluar në auditore, mund të zhvillohen në auditore, duke respektuar në mënyrë shumë rigoroze protokollet antiCovid. Fluturimet me Britaninë e Madhe vazhdojnë të mbeten të pezulluara edhe për një periudhë kohe“, tha Rakacolli.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: