Categories Lajme

“Rama 3”: Policia do të ketë akses te llogaritë bankare, pasuritë, tatime dhe dogana

‘Shqipëria e sigurtë”, kështu titullohet pjesa e programit të qeverisë “Rama 3” që ka në përbërje të saj nisma në lidhje me sigurinë në vend. Në programin që pritet të prezantohet nesër në Kuvend, shkruhet se tashmë nuk ka më mjete policie që u mbaron karburanti në ndjekje të keqbërësit, si dhe me efektivë të mirë-kualifikuar dhe me arsim të lartë. Kryeministri Edi Rama thekson në program se është planifikuar ashpërsimi i kodit Penal dhe atij Rrugor, por nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Ndër të tjera shkruhet se Policia e Shtetit është ajo që në dy vitet e fundit ka shkatërruar 30 grupe të krimit të organizuar dhe që ka vendosur në pranga 103 anëtarë të këtyre grupeve. Gjithashtu, nga më pak se një milionë euro asete kriminale të konfiskuara në 2013, sot janë hequr nga duart e krimit dhjetëra miliona euro në vit.

PJESË NGA PROGRAMI: SHQIPËRIA E SIGURTË

Ajo që trashëguam ishte një Polici, e cila arrinte të mbulonte vetëm 55% të territorit. Ajo që trashëguam ishte një Polici, e cila arrinte të mbulonte vetëm 55% të territorit. Një polici me 70% të mjeteve të amortizuara dhe shumicën dërrmuese të efektivëve jashtë normave fizike dhe pa arsim të lartë. Trashëguam një Polici që ishte një armë e korruptuar, e vjetruar, një polici që i përkiste vetëm burrave, klaneve dhe që më shumë se sa të luftonte krimin, flirtonte me të. Për të gjitha këto arsye, Policia e Shtetit ishte institucioni më i përbuzur, më pak i vlerësuar nga shqiptarët në të gjithë sonda- zhet e kryera. Në harkun e pak viteve, Policia e Shtetit është shndërruar në institucionin që gëzon besimin më të lartë të publikut. Çfarë ka ndodhur? Sot, Policia e Shtetit kontrollon 100% të territorit, nga Tirana deri në fshatin më të largët. Sot, Policia e Shtetit është një armë moderne, me një flotë automjetesh plotësisht moderne, të cilave nuk u mbaron karburanti në ndjekje të keqbërësit, si dhe me efektivë të mirë-kualifikuar dhe me arsim të lartë. Rrjedhimisht, Shqipëria regjistron 2.5 herë më pak vrasje në vit. Janë përsëri shumë, por shumë më pak nga më përpara. Shqipëria sot regjistron dy herë më pak aksidente fatale. Janë përsëri shumë për Shqipërinë që Duam, por shumë më pak nga më parë. Shqipëria regjistron shumë më pak plagosje, grabitje me pasojë vdekjen, vjedhje të banesave, vjedhje të automjeteve, përdhunime apo krime në familje. Janë përsëri shumë për Shqipërinë që Duam, por ndryshimi është epokal.

Policia e Shtetit është ajo që në dy vitet e fundit ka shkatërruar 30 grupe të krimit të organizuar dhe që ka vendosur në pranga 103 anëtarë të këtyre grupeve. Që gjithashtu, nga më pak se një milionë euro asete kriminale të konfiskuara në 2013, sot heq nga duart e krimit dhjetëra miliona euro në vit. Në 2025-n, me përfundimin e Vetingut në Policinë e Shtetit, objektivi ynë madhor është ai i një Shqipërie pa grupe kriminale, pa të fortë dhe banditë, një vend që për nga siguria, të renditet në mesataren e shteteve të BE-së. Ashpërsojmë betejën në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, në helmin dhe ndjekjen e aseteve dhe pasurive të paligjshme të lidhura me krimin, duke rritur kapacitetet e strukturave dhe duke filluar punën brenda shtatorit 2021 për miratimin e Kodit të ri Penal. Sigurojmë kontrollin e plotë të territorit, veçanërisht ndaj ndërtimeve pa leje nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe investimeve të konsiderueshme në sistemet inteligjente bashkëkohore për monitorimin e veprimtarive të kundraligjshme e për sinjalizimin e rrezikut. Hartojmë ligjin që siguron dhe zgjeron aksesin e Policisë së Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave.

Rrisim sigurinë rrugore duke filluar punën për ndryshimet në kodin rrugor dhe për rritjen e investimev në sistemet e monitorimit të trafikut dhe digjitalizimin e proceseve që kanë të bëjnë me përdoruesit e automjeteve dhe sjelljen e tyre. Qeverisja më e mirë është ajo që na orienton të udhëheqim vetveten, thotë Gëtja.

Azlajme/ E.M

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME