
“Lëreni këtë marrëzinë që s’dikutojmë”, ishte një nga mesazhet e kryeministrit Edi Rama për studentët që protestojnë prej 7 ditësh.
I pyetur për çështjen e tarifave nga një student, Rama tha: “Duhet të bëjmë një diskutim serioz dhe të qartë se s’janë të gjithë njësoj ata që janë me 10, 9, 8, 7, janë gjëra të ndryshme. Ata që janë të varfër janë kategori tjetër, ata që kanë smartphone janë ketegori tjetër. Por jam gati që të gjithëve, ok, ta bëjmë të njëjtë për një periudhë kohe, por duhet të ulemi të diskutojnë. Po pastaj do iu thonë ata xhagadurrët që tkam ardhur t’ju nxjerr nga sheshi. Une kam ardhur t’ju them lëreni këtë marrëzinë që s’dikutojmë. Bëjmë një takim të madh”.
“Keni 7 ditë që thoni këto 8 pika duhet të plotësohen, kurse unë them po të 8 pikat i shof dhe jam i gatshëm, hajde”, tha më herët kreu i qeverinë në emision.