Categories Lajme

Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës: S’ka kohë për pushim

Kryeministrin Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me banorët e Vlorës. “S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama. ‘E përdori rrugën për të keqinformuar”, Rama: Meta e ka bërë Nishanin të duket si Jefferson, shumë herë më korrekt! Leskua pi raki e del e flet përçart

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, ka sulmuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po e përdor institucionin e presidencës për ndërmarrjen politike që drejton formalisht e shoqja.

Rama tha se Meta përdori projektin e rrugës në Selenicë, për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur.

Sakaq Rama ka ironizuar edhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se po merret ne urën dhe se mendon se populli do ta hajë atë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart. ‘Pamvarësisht se ndërtimi i rrugës së Selenicës e keni premtuar, ju si është e vërteta dhe pse presidenti Meta deklaron se qeveria  Bishti i rrugës është presidenti. Për fat të keq Iliri nuk është president është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe rolit të presidentit.

E shpërdoron për ndërmarrjen politike që formalisht e drejton e shoqja. Presidenti thotë se çfarëdo qoftë se atij i duket se prodhon vota për ndërmarrjen e tij partiake. Ilir Meta shpërdoron rolin e institucionit që ka rolin e unitetit kombëtar. President që të përdori një projekt rruge për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur.

Ilir Meta ka arritur të paarritshmen e ka bërë Bujar Nishanin të duket si Jeffersoni. Shumë herë më korrekt më normal. E vërteta është shumë e thjeshtë ne kemi marrë përsipër të bëjmë dy gjëra që ju e dini se, janë premtuar para 50 vjetësh. Rruga e Lumit të Vlorës, është premtuar rruga lidhëse e Labërisë me Bregun. Nuk janë më premtime ne po i bëjmë realitet.

Krijoi një gjë tragjikomike, tragjike për institucionin dhe komike për personazhin që shpërdoron atë institucion. Ne e ribëmë projektin dhe FSHZH ka shpallur garën. Rruga Pekshpëpi-Selenicë do të bëhet. Leskua i Vlorës i famshmi ka filluar tani të merren me urën, sepse mendojnë se ky popull në tërësi, do të hajë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart.

Ne do të bëjmë të dyja rrugët. Vlorën nuk e ndalon dot askush, le të bëjnë çfarë të duan.’- tha Rama. Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës, tha se ndërtimi i aeroportit do të sjellë zhvillim të madh ekonomik për qytetarët.

Duke ju përgjigjur një studentje në lidhje me emigracionin dhe se çfarë do të bëjë qeveria që të mbajë të rinjtë në vend, Rama tha se kjo nuk frenohet, por se duhet të krijohen vende të reja pune në Vlorë, më pagë më të lartë.

‘Krijimi vendeve të reja të punës, me paga më të larta. Kjo bëhet përmes investimeve duke rritur mundësitë dhe Vlora i ka shumë. Tani shpresoj të kemi fituesin e për aeroportin e Vlorës dhe portit të ri turistik që shpresojmë të ndërtohet së shpejti. Do të krijojnë një impakt shumë të rëndësishëm ekonomik dhe do të krijojnë vende pune.

Na thonë njerëzit ‘s’kanë bukë ‘dhe ti na sjellë ‘aeroporte’, por nëse përgjigjemi me buke aeroportet sjellin bukë. Sjellin konsumatorë, njerëz që duan të hanë, të konsumojnë, duan të shikojnë në hapësira kulturore, etj.

Aeroportet nuk janë vetëm stacione autobuzi. Sjellin njerëz që duhet të hanë të flenë të konsumojnë kënaqësi të ndryshme përmes atraksioneve të ndryshme. Duhet të shkojnë në aktivitete artistike. Duhet të marrin shërbime shëndetësore. Kështu që është kjo arsyeja pse 1 euro e investuar në një aeroport sjell 24 euro të tjera. Këto struktura, hotelet që do të shtohen, shërbimet që do të shtohen do kërkojnë punonjës.

Kjo do të sjellë edhe rritjen e pagës sepse cilësia e shërbimit duhet të jetë më e lartë. Porti turistik është ndryshe, por çon në të njëjtin drejtim. Gjatë sezoneve portet turistike sjellin konsumatorë që shpenzojmë shumë.  Ne jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimi të njerëzve nga vendi, është negativ, në sensin që më shumë ikin se vijnë.’- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME