Lajme

Rama batuta me banorin: Kanë dalë përgjimet, më ke thënë mafioz

Kryeministri Edi Rama ironizoi ditën e sotme çështjen e përgjimeve të publikuara nga autoritetet italiane për dosjen “Ndragheta” teksa pa nga afër ambientet e një banese të re në Vaqarr.

“Vaqarr, Tiranë – Në shtëpinë e re të Medi Agës, i cili ishte shumë mosbesues se do të vinte kjo ditë, por sot e ka para syve shtëpinë e re, më të madhe, më të fortë dhe më të bukur se streha që familja e tij humbi në tërmetin tragjik të 26 nëntorit”, shkruan Rama.

Rama u takua me kryefamiljarët duke shkëmbyer batuta me ta se ka vendosur t’i ndërtojë shtëpinë edhe pse e kanë cilësuar mafioz, por shtoi se qesh mirë kush qesh i fundit.

Pjesë nga biseda

Rama: Nuk e besoje ee

Qytetarja: Jo asnjëherë

Rama: Po pse nuk e besoje. Do na e tregosh pak shtëpinë, jo ti (i drejtohet kryefamiljarit), kjo, se mos të jetë kjo do ishe te shtëpia e vjetër

Qytetarja: Shumë faleminderit

Rama: Hajde more mosbesues hajde.

Qytetari: Jo unë nuk kam fol

Rama: Ti ke fol i ke luajt fenë për atë punë. I ke marrë informacionet. I ke parë kanë dalë edhe përgjimet biles. 

Rama: Hajde gëzuar dhe ta gëzoni shtëpinë. T’ju rrojnë nipat dhe mbesat Vallai unë s’desha me e bo fare se më thanë se kishe fol keq për mua shumë. Kishe thënë “ik more do ta bëjë shtëpinë ai mafioz”. Qesh mirë kush qesh i fundit. Ne kur të mbarojmë themi shyqyr. Ti shave nuk le gjë pa thënë. Po dhe unë t’u ju parë juve mësova dhe unë me sharë

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close