fbpx
Lajme

Rama bisedë me Merkel: Mike e shkëlqyer, folëm për investimet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë rreth 60 minuta me kancelaren gjermane Angela Merkel. Lajmin e jep vetë kreu i qeverisë në një postim në Facebook, ku zbulon edhe se për cfarë diskutuan. Edi Rama thotë se me miken shkëlqyer, sikur e konsideron ai Merkelin, folën për negociatat, shengenin rajonal, investimet, por edhe kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria.

Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.  

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!” shkruan Rama.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button