Categories Lajme

Rama brenda në kinema, gazetarët dhe aktorët ndalohen të hyjnë

Gjatë premierës së filmit “Delegacioni” në kinema Millenium, fitues i “Çmimit të madh” në Festivalin Ndërkombëtar të Varshavës, prania e kryeministrit Edi Rama ka bërë qe tu ndalohet hyrja gazetarëve edhe pse të akredituar.

Por jo vetëm kaq, edhe aktorët, madje ata që interpretojnë në filmin që para pak ditësh u vlerësua me çmimin “Grand Prix” në festivalin ndërkombëtar të filmit në Varshavë, patën probleme të hynin brenda. Aktori Ndriçim Xhepa, i irrituar ngaqë hostess-i nuk e kishte lejuar pa biletë, dëgjohej jashtë teksa shprehej se nuk do të hynte më, pasi e kishte parë filmin dy herë dhe se do të pinte një kafe në oborrin e kinemasë, shkruan Si.

Pas shumë lutjesh, drejtori i Tirana International Film Festival, Agron Domi raportohet se i ka thënë aktorit “hyr, të jap biletën time”. Ndërsa nga ana tjetër, Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, dëgjohej të thoshte se biletën e tij, ia kishte dhënë kryeministrit, Edi Rama, që sipas drejtores së Komunikimit të TIFF, Gentiana Ramadani, kishte ardhur të ndiqte filmin si qytetar.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME