Lajme

Rama del bllof? Tek Gjeologjia nuk kishte “dialog” me studentë

Pas rreth dy orësh takim në fakultetin e Gjeologji Minierave pasditen e sotme, kryeministri Rama u shpreh se ai kishte mësuar shumë gjëra nga kjo bisedë, sipas tij me pedagogë e studentë.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun) Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, shkruajti Rama në Twitter..

Por sipas një denoncimi që po qarkullon në rrjetet sociale, kryeministri Rama, në takimin e zhvilluar pa praninë e mediave nuk ka biseduar me asnjë student, pasi ata nuk kanë qenë në këtë takim, por vetëm me pedagogë.

“Babai im është inxhinier gjeolog dhe më tha me sa kishte komunikuar me miqtë e tij që janë pedagogë tek gjeologjiku që dialogu është bërë vetëm mes pedagogëve dhe kryeministrit, nuk ka pasur të pranishëm asnjë student dhe kamera. Që të jemi të qartë e të mos bëjmë përçarje”, thuhet në mesazhin që po qarkullon në rrjetet sociale.

Kujtojmë se edhe Unioni Studentor i Gjeologji Minierave, pas lajmit të bërë publik për takimin e Ramës tek fakulteti i Gjeologji Minierave, reagoi dhe e quajti të turpshëm këtë takim, duke mohuar në mënyrë kategorike se në atë takim kishte vajtur ndonjë student me pëlqimin e tyre.

Kryeministri Rama kërkon me ngulm dialog me studentët dhe për këtë u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur, por duket se për shkak se thirrjet e tij kanë rënë në vesh të shurdhër organizoi dhe këtë takim pa praninë e kamerave, e që më pas u kujdes ta paraqiste si fillimin e “dialogut”. Por nëse në atë takim nuk kanë qenë të pranishëm studentët, për çfarë dialogu flet kryeministri?

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close