Categories Lajme

“Rama dështoi me shëndetësinë”, PD: Ne do të japim 700 euro për infermierët dhe 1200 euro për mjekët

Eksperti i shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi ka reaguar në lidhje me programin ‘Shëndetësia që duam’ që prezantoi sot kryeministri Edi Rama. Në një dalje publike nga selia blu, Koduzi tha se Rama dështoi me shëndetësinë dhe se nuk bëri asgjë në këto tetë vite. Sipas Koduzit, plani i PD-së sjell ndryshime, duke shtuar se do të sigurojnë paga 700 euro për infermierët dhe 1200 euro për mjekët.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE Propaganda e Edi Ramës me shëndetësinë, nuk e fsheh dot dështimin e tij. Pas 8 vitesh më qeverisjen e vendit, Edi Rama ka dështuar në çdo drejtim, por veçanërisht në shëndetësi. Në vend që të ulë kokën dhe t’u kërkojë falje shqiptarëve,

Për degradimin e sistemit

Për dorëzimin e shëndetësisë në duart e koncesioneve hajdute

Për mungesën e sigurisë së ilaçeve

Për mungesën e pajisjeve dhe të barnave më spitale Për mashtrimin me shëndetësinë falas, sot Edi Rama po u bën të tjera premtime boshe shqiptarëve Para 8 vitesh u premtoi të gjithëve shëndetësi falas, por Edi Rama gënjeu. Shëndetësia është shtrenjtuar në çdo drejtim. Shqiptarët paguajnë edhe më shumë, sepse sistemi publik shëndetësor nuk ofron shërbimin që u nevojitet njerëzve.

Boll më me mashtrime dhe propagandë! Kupa është mbushur! Këta që nuk bënë asgjë për 8 vjet, nuk kanë për të bërë asgjë as për 4 vjet të tjera. Ne kemi një plan serioz pune që do ta ndryshojë për mirë shëndetësinë. Në qendër të sistemit do të jetë pacienti. Me parimin “paratë ndjekin pacientin”, ju do ta zgjidhni vetë mjekun tuaj të familjes, klinikën, spitalin. Kështu do të merrni shërbimin që meritoni më momentin që keni nevojë për të. Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike do të riorganizohen sipas konceptit të spitaleve “sipërmarrëse”. 

Ne do të sigurojmë paga 700 Euro për infermierët dhe 1200 Euro për mjekët. Ky është ndryshimi që duhet të bëjë Shqipëria. Edi Rama që ka dështuar për 8 vjet dhe e ka lënë Shqipërinë vendnumëro. Ai nuk mund t’i sjellë vendit ndryshimin që i duhet për të patur sukses. Aty ku vende si yni kanë siguruar arritje, Shqipëria ka dështuar, sepse Edi Rama na ka lënë në baltë. Ka ardhur koha për ndryshim! Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe do të fitojë Shqipëria!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME