Fundjava e ka gjetur kryeministrin Rama në jug të vendit me familjen. Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një foto me Zahon në fshatin Vuno të Vlorës teksa i tregon lapidarin kushtuar 17 dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Në mitingun përmbyllës të PS në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama tregoi dashurinë që i biri ka për qytetin bregdetar.
Categories
Lajme