Categories Lajme

Rama: Ditën e diel nis vaksinimi i moshës mbi 80 e lartë

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, i pyetur lidhur me planin për vaksinimin e popullatës kundër COVID, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është në kategorinë e shumë shteteve që kanë filluar vaksinimin.

Rama solli në vëmendje situatën kudo në botë me vaksinat.

“Ju e shihni se çfarë po ndodh me vaksinën në Europë dhe në botë. Përveç SHBA që kanë bazën e tyre prodhuese, vetëm aty nuk shoh të ketë një shqetësim gati-gati të pashpresë për dozat. Po ashtu dhe Kina, Rusia që kanë bazën vetë prodhuese të këtyre vaksinave që deri tani janë të aprovuara. Të tjerët janë në hall. Kuptohet ka halle e halle në këtë mes, se tjetër është Gjermania, tjetër Italia, tjetër jemi ne dhe tjetër janë 140 shtete përfshirë edhe shtete të rajonit tonë që nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine”, tha Rama.

Ne, vijoi ai, “nuk jemi në këtë kategori, por jemi në kategorinë e shumë shteteve që kanë filluar vaksinimin”.

“Nuk jemi as në kategorinë e Izraelit që ka vrapuar më shumë nga të gjithë sepse ka bërë kontratën e parë me Pfizer dhe Moderna dhe e ka paguar me trefishin e çmimit para se vaksina të prodhohej. Ka parablerë gjithë vaksinën duke rrezikuar se në rast se vaksina nuk aprovohet lekët ikin në lumë. Vendet e tjerë nuk kanë bërë diçka të tillë dhe menjëherë pas prodhimit të vaksinës bota është gjendur në nevojën për miliarda doza përballë një fabrike”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ne bëmë sforcon tonë, aventurën tonë, vajtëm në Nju Jork dhe takuam CEO-n e Pfizer ku unë ushtrova talentin e lypsarit për raste të tilla dhe ja dolëm të marrin një kontratë. Kontrata u bllokua dhe tani ka filluar lëvrimi. Brenda muajit mars e gjithë sasia që do të vinte nga mesi i janarit e shkurti do të vijë. Jemi në diskutime me të tjerë për të marrë sasi të tjera vaksinash, edhe me Pfizer vazhdojmë çdo ditë kontakte për të afruar dozat”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “brenda marsit ne mbarojmë gjithë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve dhe mbarojmë brenda disa ditësh vaksinimin në Shtëpitë e të Moshuarve”.

“Ne në Shtëpitë e të Moshuarve kemi rreth 700 të moshuar pa njeri dhe rreth 300 personel. Ne nuk kemi pasur asnjë fatalitet si në disa vende sepse personeli i Shtëpive tona të të Moshuarve është mbyllur brenda, janë karantinuar totalisht”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri informoi se “fillojmë ditën e dielë vaksinimin e moshës mbi 80 e lartë”.

“Është bërë një bolori e madhe kur unë thashë se do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë kulturës, shkencës, vendin tonë dhe që nuk duhet t’i kujtojmë vetëm kur marrim lajmin e hidhur se u nda nga jeta, por sot, kur kemi mundësi të kujdesemi për ta. Bëhet fjalë për personalitete që janë 80 plus. Dhe këtu çfarë nuk u tha. Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme thoshte gjenocid.

Presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë. Është ndarje klasore që një mbi 80-vjeçare si Tinka Kurti ta vaksinosh? Është diktaturë të vaksinosh dikë tjetër, Anesti Kondilin, profesor, mjek, njeri që i ka dhënë tërë jetën mjekësisë ndërkohë që është mbi 80 vjeç? Të vaksinosh Alfred Moisiun. Të mos harrojmë që vaksinimi i tyre është edhe një ndihmë për fushatën e vaksinimit për të kaluar mesazhin se duhet të vaksinohesh se është gjë e duhur kur ka lloj-lloj sharlatanësh që flasin për çipa”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME