Categories Lajme

Rama: Do të bëni gabim fatal, unë nuk jam as ëngjëll, as i dërguari i Zotit, po më jepni kohë

Edi Rama kërkon kohë nga shqiptarët për të çuar deri në fund Reformën në Drejtësi, kohë e cila 2 muaj përpara zgjedhjeve kthehet në një mandat të tretë për partinë që ai drejton. Duke sulmuar kundërshtarët e tij politik, Rama futi në një thes, Ilir Metën, Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin, që sipas tij po lidhin me zinxhirë edhe Bashën, që pas 25 Prillit të prishin punën e bërë për Reformën në Drejtësi.

Rama: PD, LSI dhe KÇK janë ato që kërcënojnë fatin e Reformës në Drejtësi. Nëse shkoni drejt atyre forcave për inatin tim, ose nuk votoni fare, do të bënmi një prej atyre gabimeve fatale, që i bën një gjeneratë dhe i paguan gjenerata tjetër. Unë nuk dua të them që ju nuk keni arsye për të qenë kritikë me ne. Ju na keni dhënë mbështetje të madhe, dhe mbase mund të keni shkaqe të drejta atë që mëritoni, apo dikush tjetër e ka marrë pa meritë, ju ndoshta jeni të pamotivuar që të na dëgjoni sërish. Unë nuk jam i dërguari i Zotit në tokë, dhe nuk jam ëngjëll, që të jem i sinqertë deri në fund, ne dhe PS nuk jemi pa gabime, qoftë edhe për faktin se janë pafund njerëzit në këtë vend, që nuk kanë marrë shërbimin që i takon.

Gjërat po lëvizin, jo aq shpejt sa do të doja unë. SPAK po vepron dhe po bën operacione që nuk mendoheshin më parë, e keni parë operacionin ndaj gjyqtares së Krujës, që e kishte kthyer gjykatën në një garuzhde, në shërbim të të dënuarve me krime më të rëndë. Rasti tjetër që shefi i pavionit, caktonte me para radhën se kush do të hynte në operacion. Për të gjitha këto na duhet durim, dhe kohë, kohën duhet të ma jepni ju. Ilir Meta nuk ka respekt për postin që mban, ka vetëm hall se tani e kanë marrë vesh edhe gurët edhe drurët e këtij vendi, se çfarë do të zgjedhin shqiptarët në 25 Prill, drejtësinë apo Ilir Metën. Më të dukshëm se kaq, armikun e betuar të gjithë kësaj ëndrre, e keni para sysh.  E pra kush voton ata që janë përballë nesh, investon direkt për ata që janë kundër Reformës në Drejtësi, dhe ai që nuk voton fare, e lë që për drejtësinë e tij ta ketë dikusht tjetër në dorë.

Falë shkallimit të Ilir Metës, 25 Prilli është bërë një rrugë e tre punë, të dërgojmë Monika Kryemadhin aty ku e ka vendin, Sali Berishën në pension, dhe Ilir Meta të japë dorëheqjen. Lulzim Basha është një politikan i dobët, mund ta mbyllin në shtëpi për 30 sekonda, keni parë ju koalicion para zgjedhjeve, që do të lidhet pas zgjedhjeve, ai ishte një koalicion për të lidhur Lulin me zinxhir.  Lulzim Basha është thjesht administratori i një shoqërie aksionere, që nuk merr dot vendime për të ardhmen e shoqërisë, si mund të identifikohen demokratët e ndershëm me të.

Teksa na ndajnë më pak se një muaj nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, Edi Rama ka nisur atë që di të bëjë mirë në këto 8 vite të qeverisjes, të cilat këmbëngul se janë 7, shfaqjen ”one man shoë”, ku i vetëm kërkon të bindë shqiptarët që ta votojnë në zgjedhjet e Prillit. Rama ka vendosur që në nisje të kësaj forme të re komunikimi, të flasë për Reformën në Drejtësi, që sipas tij ka qenë kryefjala e këtij mandati qeverisës, dhe në rast se PS nuk do të betohet për një mandat të tretë do të mbesë përgjysmë.

Pjesë nga fjala e Ramës: Të gjithë ju motra dhe vëllezër që diskutoni për zgjedhjen që duhet të bëni, a duhet të më jepni mua dhe PS-së një mandat të tretë apo të zgjidhni në drejtimin e vendit ata që kanë qënë me vite aty. Ky që vjen është i treti për mua, dhe i pesti për Salin dhe Ilir Metën, me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, gjithnjë me të njëjtin avaz, sa herë që fitojnë ata, Shqipëria humbet.

Më besoni që Shqipëria që është sot, nuk është ajo që unë dua, dhe ndaj ju kërkoj dhe mandatin e tretë. Nëse do të isha i kënaqur, do të ndalesha këtu, progresi që kemi bërë deri këtu nuk mjafton, progresi në shëndetësi, në siguri, në arsim, ky progres mjafton vetëm për një gjë, garancinë që ne e dimë se ku duam të arrijmë, dhe garancinë se ne e dimë të arrijmë aty ku duan. E di që ka akoma shumë halle për tu adresuar, por dua që të gjithë së bashku të jemi të bindur si për dritën e mëngjesit, e ardhmja që duam nuk ndërtohet me receta çudibërëse, por ndërtohet me punë të palodhur për Shqipërisë. Në vigjilje të kësaj fushate, zgjodha të parën temë, që është kryesorja, që ka kaluar në plan të dytë në bisedat tuaja, por mbase do çuditeni, kjo temë nuk është as vetë ekonomia, kjo temë është drejtësia.

Më dëgjoni me vëmendje këtë që po përpiqem t’iu them sot, këto zgjedhje lidhen në radhë të parë më fatin e drejtësisë në vendin tonë për një kohë të gjatë pas 25 Prillit, ndoshta për më shumë se një dekadë të tërë. E di mirë që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që ju meritoni dhe që në duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua në radhë të parë për fëmijët tanë, jeni lodhur me ndjenjën e pandëshkueshmërisë, për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër veç bankës së të akuzuarve, për zullumet që bëjnë sot e gjithë ditën, dhe flasin nga maja të ndryshme, ku mendojnë se janë të paprekshëm.

Por kjo ndjenjë është këshilltari më i keq për të arritur drejtësinë, madje është vetë armiku numër një i të nesërmes së sigurt të drejtësisë. Sepse kjo lodhje kjo pakënaqësi mund tju coj në drejtimin e gabuar në 25 Prill. Një sistem drejtësie nga llumi i atyre që e morën mëqafë për vite me radhë. Nuk është një punë që bëhet shpejt, madje kërkon kohë dhe do shumë më shumë. Këtë mund ta niste dhe ta bitiste vetëm një forcë politike në këtë vend PS. Mos e vini në dyshim këtë, mos u gënjeni nga zhgënjimi i drejtësisë për tërë këto vite duke ngritur duart lart.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME