Lajme

Rama dorëzon “çelësat” tek “5 Maji”: Do të jetë një ndër lagjet më moderne në Tiranë!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në ditën e fundit të 2021, ndodhet sot në lagjen  ‘5 Maji’ në Tiranë, ku do të kthehen sot në banesat e tyre të reja 100 familjet e para, duke bërë me dije se në vijim numri do të shkojë në 11 mijë familje. Rama është shprehur se kjo do të jetë një ndër lagjet më moderne në Tiranë, bashkë me atë të Kombinatit. Sipas tij në këtë lagje nuk do të ketë vetëm shtëpi por edhe institucione të tjera që do të ndihmojnë që jeta sociale të jetë shumë aktive.

“Kjo lagje së bashku me lagjen e Kombinatit do të jetë lagjia më moderne e Tiranës për disa vite ku gjejnë strehë dhe familje që ishin në kushte mizerabël dhe pa infrastrukturë. Disa më prona dhe disa pa prona fare dhe për të gjithë programi dha një rrugë dhe mundësi të duke u afruar shumë më tepër dhe familjet e tyre të sistemohen për bukuri falas, pa asnjë kokërr leku nga xhepi i familjeve.

Për shkak të interesave të ndryshme politike, procesi është vështirësuar pasi ata kanë stresuar dhe futur në ankth kaq shumë familje dhe kanë futur frikën tek komunitetet që nga kombinati që çfarë nuk shpikën e deri te 5 Majmi, nga Tirana, në Kavajë, Vorë, Durrës, laç, Kurbin Lezhe e deri në Mirditë, jo nuk do të ndërtohen shtëpitë kurrë, jo do i marrin tokat dhe do i bëjnë vila për vete, jo do u prishin ju dhe do u japin oligarkëve. Në kuadër të politikës dhe përfitimit të tyre kanë bërë të vështirë këtë proces, shumë njerëz në Kombinat akoma rrinë me idenë se do të shkojnë oligarkët dhe do u marrin pronat oligarkëve. Në këtë lagje nuk do të ketë vetëm banesa, por do të ketë, shkolla, kopshte, cerdha, qendra shëndetësore, do të ketë jetë nate, parqe”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: