Categories Lajme

Rama: Duhet të vendosni nëse më jepni mua një mandat të tretë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i duhet një mandat i tretë për të vazhduar rrugën e reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur para 7 vitesh dhe nuk duhen ndërprerë në këtë pikë. Rama tha se me vendimin që marrin për 25 Prillin shqiptarët duhet të kenë parasysh se PS do të fitonte mandatin e tretë ndërsa Luli, Saliu, Iliri dhe Monika do fitonin mandatin e pestë në këto vite.

“Të gjithë ju motra dhe vëllezër, zgjedhje të çdo kahu diskutoni për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 Prilli që po afron, a duhet të më jepni mua një mandat të tretë apo ata që kanë qenë me vite aty. Ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe PS, ndërsa mandati i pesë për Saliun dhe Lulin dhe Monikën dhe Ilirin që kanë qenë herë me PD dhe herë me PS.

Sa herë fitojnë ata Shqipëria humbet. Shqipëria sot është më mirë se dje por nuk është ende ajo që ju doni dhe ajo që unë dua. Po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu por nuk mund t’i lë në mes gjithë këto punë. Ne kemi bërë progres por nuk mjafton. Nuk ju mjafton ju dhe nuk ka si më mjafton mua,. Ky progres mjafton  për garanci për të arritur aty ku duam.

Unë jam i vetëdijshëm se të gjitha fushat që lidhen me familjet tuaja ka sa të duash probleme për t’u zgjidhur dhe halle për t’u adresuar. Dua që së bashku të jemi të vetëdijshëm njësoj si për dritën e mëngjesit. E ardhmja që duam nuk ndërtohet me receta elektorale dhe as me kthimin e fantazmës së të shkuarës në pushtet. Sot do ju flas për drejtësinë. Më dëgjoni me shumë mendje ju lutem këtë që po përpiqem të ju them sot. Këto zgjedhje lidhen me fatin e drejtësisë për një kohë të gjatë pas 25 Prillit. Jeni lodhur duke pritur drejtësinë që meritoni”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME