Categories Lajme

Rama ‘dush të ftohtë’ disa kryetarëve bashkish: U zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë, me cilin sy e faqe do kërkojnë të…(Paralajmërimi me SPAK)

Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për disa kryetarë bashkie. Ai tha se disa prej tyre që u zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar të qëndrojnë për inerci në krye të bashkive. Kritikat ishin në drejtim të plehrave, mungesës së përgjigjeve për bashkëqeverisjen dhe moskrijimi ne këshillave rinorë vendorë.

Rama tha se nëse SPAK nuk do kishte disa prioritete, ndoshta do ishte ai që do i ishte drejtuar SPAK-ut.

“Disa kryetarë bashkish që u zgjodhën kryetarë bashkish në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar të qëndrojnë pa inerci në krye të bashkive a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë, a thua se papastëritë nuk ekzistojnë. po marr papastërtinë se është A-ja, është sfida jonë.

Një pjesë e kryetarëve janë krah për krah me ne për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi me plehra, një pjesë e kr të bashkive nuk janë fare të angazhuar në këtë proces dhe kjo është fatkeqësi e madhe siç është fatkeqësi të shohësh që insistimit të min së shtetit për të ngritur këshillat rinorë vendorë deri tani i janë përgjigjur vetëm 44 bashki dhe afati ka kaluar. Nuk mund t’i marr me emra ata që nuk janë përgjigjur, e dinë vetë. Po me ça merreni? Si ka mundësi nuk ju intereson krijimi i këshillave rinorë vendorë? Çfarë do ju thoni të rinjve dhe të rejave kur të vijnë zgjedhjet.

Si do ju dilni përpara? Ashtu si është për të vënë duart në kokë, problemi i vërtetë i platformës së bashkëqeverisjes janë bashkitë. Ministritë që janë shumë më larg qytetarëve në raport me bashkitë që janë më pranë qytetarëve ashtu sikundër institucioneve të varësisë së ministreve e kanë mësuar që kërkesave të bashkëqeverisjes duhet t’u përgjigjesh në kohë, bashkitë jo. Si ka mundësi nuk e konsiderojnë ata kryetarë bashkie që janë bërë problem se çfarë mundësi e jashtëzakonshme është të kesh këtë instrument bashkëqeverisje dhe të kuptosh në kohë reale se cila mekanizma të institucionit apo institucioneve nën drejtimin tënd nuk përgjigjen.

Si është e mundur që në mënyrë të përsëritur të harxhohen orë të tëra dhe para për t’iu bërë telefonata kryetarëve të bashkive për t’iu thënë aman e derman nga agjencia e bashkëqeverisjes, ndërkohë që sot bashkëqeverisja është ligj, është detyrim ligjor. Çfarë do t’i thonë qytetarëve nesër dhe me çfarë syri dhe faqeje do kërkojnë të vijnë te ne dhe të kërkojnë të jenë përsëri kandidatë? Me cilin sy dhe me cilën faqe? Ndërkohë që edhe për plehrat, dhe për mospërgjigjet në platformën e bashkëqeverisjes, edhe për përgjigjet skandaloze, dhe për këshillat e të rinjve, të këtij lloj tipi të kryetarëve të bashkive, kusuret i mbajmë ne. Kusuret i mban qeveria, i mban grupi parlamentar, i mban PS-ja këtu në krye të punëve dhe në ballin e betejës”, deklaroi Rama.

“Ndërkohë që as ministra e as deputetë nuk kanë mundësi që të bëjnë punën e atyre kryetarëve të bashkive që i kanë kthyer kurrizin elektorin, PS dhe ligjit, për cilat arsye duhet të angazhohet policia, inspektorati, një forcë e madhe njerëzore për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet e kryetarëve të bashkive, se janë dëmet e tyre, ku sot ndërtohet pa leje tek dhe tuk në breg detin e Shqipërisë, sapo kthen kurrizi policia dhe inspektorati nga qendra janë disa kryetar bashkie që vazhdojnë avazin e tyre, është e paimagjinueshme kjo dhe nëse nuk do të isha në pritje që SPAK të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendos një rend prioritetesh, mbase do isha unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam se si ia shtoj SPAK punët në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është e shtrëmbëruar”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët në Maqedoninë e Veriut zgjedhin presidentin

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen të mërkurën zgjedhje presidenciale. Votuesit në zgjedhjet e së mërkurës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME