Lajme

Rama emëron Lindita Nikollën në krye të Kuvendit shqiptar: Ka marrë stafetën e Gramozit

Ashtu siç pritej, Rama ka shpallur emërimin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit të Shqipërisë. “Lindita Nikolla, besoj edhe me miratimin tuaj ka marrë stafetën e Gramozit”- u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Kujtojmë që Lindita Nikolla ka pasur më parë postin e ministres së Arsimit, post nga i cili dha dorëheqjen pas protestave të shumta nga ana e studentëve. Tashmë ajo do të pasojë Gramoz Ruçin i cili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit në mbarimin e mandatit të qeverisë së kaluar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: