Lajme

Rama flet për Shqipërinë e Madhe në Kroaci duke akuzuar Beogradin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zagreb të Kroacisë, ku po mbahet Samiti i Kryeministrave të iniciativës së Europës Qendrore. Pas një takimi me homologun kroat, Andrej Plenković, Rama u pyet nga gazetarët për “Shqipërinë e madhe”. Kreu i qeverisë së Tiranës u përgjigj shkurt duke akuzuar Serbinë për nxitje të kësaj ideje.

“Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?” – e pyeti gazetari ndërsa Rama u përgjigj: “Për sa i përket Shqipërisë së madhe është një term që në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta evidente” – tha Rama që komentoi edhe përplasjen Serbi – Kosovë për taksat.

“Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare.

Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë” – tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: