Categories Lajme

Rama “gjen” Babalen në Dukat, nuk i kursen batutat: Ku jo o gjigant?! Ku je o i madh? Ja ky është, jo ai….

Kryeministri Edi Rama pas disa inspektimeve që bëri në zonën e Vlorës, është ndalur edhe në Dukat, në një fabrikë përpunimi peshku. Rama është futur në ambientet e brendshme të fabrikës ku është takuar me përfaqësues të saj dhe stafin e punëtorëve.

Kreu i qeverisë është takuar dhe me një zotëri, të cilit iu drejtua me humor: Ku je o gjigant?! Ku jo i madh?!  E ke marrë lajmin që po fillojmë portin e peshkimit? Do e bëjmë ultra modern. Do bëjmë një gjë spektakolare. Punë javësh fillojmë.

Pas përfundimit të takimit, Rama është ndalur dhe për të bërë disa foto. Ai ka pozuar sërish krah zotërisë, ndërsa tha duke qeshur: Ky është Babalja, jo ai….

“Në Dukat, ku me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural është ngritur një fabrikë për përpunimin e peshkut, me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore për tregtimin në vend, si edhe eksporte të markës “VloraFish””, shkruan Rama bashkangjitur videos në Facebook.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME