Categories Lajme

Rama i ashpër me Bashën: Mos fol sikur je akoma në pelenat e mjekut

Ashpër i është kthyer kryeministri Edi Rama kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa i kërkoi që të flasë me argumente dhe jo akuza boshe. Rama i kërkoi të mos ‘bëjë të fortin’ në Kuvend duke i thënë edhe me ironi ‘a të keqen vëllai, të kam xhanë’ “Arsyeja pse ti nuk fiton, nuk janë as kriminelët, as bosat, por ti, sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush, Gënje veten tënde, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të të respektuar dhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo është partia më e bukur e lindjes, më jep një pushim.

Ti mund të jesh mister lindja sot, por lind më në fund dhe mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat  e mjekut, bëhu burrë e mos hajde këtu me shpije, por argumenta. Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Në çadra, qysh nga dita  e parë e sot, janë rreth 400 familje, por siç ke gërmuar dhe më përpara, shko prap dhe gërmo nëse te ata në çadra ka një familje që nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra.

Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie or ti Lulëzim sa edhe këta që janë këtu që janë me ty, aq shumë e kanë të vështirë ta përballojë, sa edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që je lider i tyre , sa tani pyesin, a je ti apo nuk je ti. E ke një mundësi t’i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhanë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME